6.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ori Nebiaj, në dilemë për të pranuar apo jo mandatin e Grida Dumës

    Ori Nebiaj ka reaguar për herë të parë pas lënies së mandatit nga ish-deputetja Grida Duma, gjë që automatikisht i hap rrugë moderatores të futet në Kuvend.

    Ajo shprehet se nuk ka vendosur ende se çfarë do bëjë, duke qenë se ka dhe një kontratë me Top Channel.

    “Komunikim i rëndësishëm! (Kryesisht per mediat) Kur unë u përfshiva në politikë pata kohën e duhur për t’u menduar e për të marrë vendimin për t’u angazhuar në fushatë.

    E bëra me gjithë zemër jo vetëm për të mbështetur forcën time politike por edhe për ata mijëra njerëz që me votën e tyre e përkrahën angazhimin tim politik. 

    Për shkak të ngjarjeve që kanë ndodhur ditët e fundit cështja e mandatit është rikthyer me peshë e përgjegjësi edhe më të madhe për mua.

    Por pertej titujve që kanë pushtuar portalet dhe me gjithë rrethanat e ndryshuara më duhet të marr serish kohën time për të arritur baraspeshë me besimin që mijëra votues më dhanë në zgjedhje por edhe me marredhënien dhe kontratën që kam me familjen time mediatike. Çdo gjë në jetë do kohën e saj…”, shkruan Ori Nebiaj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit