20.5 C
Tirana
E enjte, 9 Tetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Orinda Huta flet hapur: Kërcënohem nga daja për pronat, por drejtësia s’mund të kërkohet me armë

    Moderatorja e njohur Orinda Huta ka shkruar në rrjetet sociale për ngjarjen e rëndë në Gjykatën e Apelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me armë zjarri gjatë një seance gjyqësore.

    Në postimin e saj, Orinda shprehet e tronditur nga krimi, por edhe nga mënyra si një pjesë e opinionit publik ka reaguar pas ngjarjes. Ajo e quan “të pabesueshme” që disa njerëz justifikojnë apo duartrokasin një akt të tillë dhune.

    “Vrasja e tmerrshme e gjyqtarit (ndjesë pastë) është kambanë alarmi jo vetëm për ngjarjen, por edhe për reagimin e njerëzve më pas. Nuk e besoj dot që njerëzit duartrokasin një veprim kafshëror,” shkruan Orinda.

    Moderatorja ndalet edhe te përvoja e saj personale me sistemin gjyqësor, duke treguar se është përfshirë në një proces për tokat e trashëguara nga nëna e saj, që zgjat prej 15 vitesh pa marrë ende zgjidhje.

    “Unë jam vetë pjesë e një procesi gjyqësor që zgjat prej 15 vitesh e nuk i jepet zgjidhje… janë tokat e mamasë sime dhe do t’i marr njësoj, siç u takojnë të gjithëve që janë pjesëtarë. Në këto vite kam marrë shpesh kërcënime nga të ashtuquajturit ‘daja’, pse po kërkoja të drejtën e familjes sime,” shkruan ajo.

    Në fund, Orinda Huta apelon për reflektim dhe dënon çdo formë justifikimi të dhunës: “E njoh mirë frustrimin e proceseve të gjata pafund, por që të biesh dakord me krimin e ta vlerësosh… KY ËSHTË FUNDI.”

    Orinda Huta flet hapur: Kërcënohem nga daja për pronat, por

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit