30.5 C
Tirana
E shtunë, 13 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Oriola Marashi publikoi këngën e saj të parë dhe njerëzit s’po i ndalin komentet

    Oriola Marashin e kemi parë si modele për markat e famshme, por tanimë, edhe si këngëtare. Ajo ka nisur një kapitull të ri në karrierë, duke publikuar “Papi Calma”, në bashkëpunim me producentin Adion.

    Oriola, përpos se këngëtare, ka punuar për melodinë dhe tekstin e këngës. Përmes postimeve në rrjetet sociale, ajo bëri me dije se ka nisur një kapitull i ri.

    “Prej vitesh kam treguar histori përmes modës, dritave dhe kamerave, por tani, për herë të parë, kam mundësinë të tregoj historinë time përmes muzikës. Si modele mësova si të shprehja veten pa fjalë, por muzika më dha guximin të përdor zërin tim. Ky është fillimi i një kapitulli të ri, dhe mezi pres ta ndaj me ju”, shkroi ajo në mbishkrimin e postimit.

    Kënga numëron 13 mijë klikime ne 13 orët e para të publikimit dhe deri më tani, ka pasur komente shumë pozitive në rrjetet sociale, veçanërisht në YouTube.

    Oriola Marashi publikoi këngën e saj të parë dhe

    Oriola Marashi publikoi këngën e saj të parë dhe

    Njerëzit janë shprehur entuziastë për projektin dhe e kanë vlerësuar Oriolën si këngëtare.

    Oriola Marashi publikoi këngën e saj të parë dhe

    Oriola Marashi publikoi këngën e saj të parë dhe

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit