20.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Si shpërdorohen lekët e shqiptarëve: OSHEE, gjysmë milioni euro tender për… hapëse vrimash

    OSHEE ka hapur një tender për pajisjen me mjete logjistike për ushtrimin e detyrave që i ngarkon ligji. Tenderi ka si objekt materiale kancelarie, që nga stilolapsat, deri te zarfat e llastikët për lidhjen e parave të arkëtuara.

    Deri këtu nuk ka asgjë të keqe për operatorin që drejtohet nga Ardian Çela. Problemi e dyshimet se lindin te shuma e vënë në dispozicion dhe te kriteret.

    Shuma është thuajse 60 mln lek të reja, ose gjysmë milioni euro. Paratë do të përdoren, për blerjen e letrave të formatit A4 dhe A3, zarfa, dosje, blloqe, shufra dhe spirale lidhëse, hapëse vrimash dhe deri te llastikët e mbajtjes së parave.

    Pra, për këto materiale, OSHEE do të shpenzojë në një vit gjysmë milioni euro për të furnizuar pikat dhe zyrat e veta, pavarësisht se një pjesë e mirë e shërbimeve kanë kaluar online dhe nuk kërkojnë as bojë, as zarfa dhe as kapëse.

    Më shumë se materialet që do të blihen me këtë tender, pra më shumë se sa hapësja e vrimave apo llastiku për lidhjen e tufave të parave, kriteret më pas janë ato që ngrenë dyshimet se bëhet fjalë për një tender të qëndisur. Mes kritereve kërkohet që operatori ekonomik të ketë tre makina në pronësi.

    Tenderi i majmë i OSHEE mbërrin në një kohë kur vendi është zyrtarisht në krizë energjitike dhe qytetarët po përballen me një rritje çmimesh të paprecedentë, ndërsa OSHEE e drejtuar nga Ardian Çela, e akuzuar shpesh për mbifaturime të qytetarëve hap tender gjysmë milioni euro për hapëse vrimash.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit