12.5 C
Tirana
E shtunë, 17 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Osman Stafa rrëfen përballjen me sëmundjen e rëndë: Mu shfaq pasi u preka nga Covid-19, në fillim…

    Gazetari Osman Stafa, i njohur për kauzat e tij sociale, ka folur në emisionin On The Road në Top News, për alopecinë.

    Alopecia është një sëmundje autoimunitare, pasoja e vetme e së cilës lidhet me paraqitjen estetike sepse shkakton rënie lokale ose totale të qimeve të trupit.

    Stafa rrëfeu se është prekur prej saj pas infektimit nga Covid-19 dhe në një kohë të shkurtër, alopecia avancoi duke sjellë një sfidë të re në jetën e tij.

    Gazetari tregoi se nuk është se e kaloi keq prekjen nga koronavirusi, nuk pati asnjë lloj problemi, por thjesht e mori pak me ankth dhe ndoshta ndikoi te shfaqja e sëmundjes autoimunitare.

    Stafa rrëfen edhe momentin e përballjes me sëmundjen, paragjykimet dhe për forcën për ta pranuar atë.

    Ai thotë se sëmundja i ndryshoi pamjen, por jo qëllimin. Pa u ndalur asnjë ditë nga misioni i tij, ai dëshmon se vështirësitë nuk të thyejnë kur zgjedh të vazhdosh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit