18.5 C
Tirana
E shtunë, 10 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pa reçipeta dhe me dekolte të hapur, Jori Delli shfaqet sensuale në mes të Tiranës

    Jori Delli është modelja që bëri për vete publikun me pjesëmarrjen e saj në “Big Brother Vip”. Sa me tipin e saj të shkujdesur, e ca me format seksi, modelja ia ka dalë të shndërrohet ndër vajzat më të ndjekura të “showbizz”-it shqiptar.

    Pasi përfundoi eksperiencën e saj në “Big Brother”, menjëherë modelja u angazhua edhe me formatin “Kepi i Tundimeve”, ku premton të ngrejë temperaturat me pjesëmarrjen e saj. Por teksa xhirimet e këtij spektakli kanë përfunduar në Turqi, Jori është rikthyer në Tiranë, ku edhe në të përditshmen e saj shfaqet superseksi.

    Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në zonën e ish-Bllokut, ku pamja që ofronte ishte tejet sensuale. E veshur me një bluze të shkurtër dhe me një dekolte të theksuar, Jori e kishte ruajtur pamjen e saj sportive me një palë xhins, me bel poshtë, ku dhe dukej lehtësisht një pjesë e të brendshmeve të saj.

    Ashtu si shihet edhe nga fotot, pak vend i ka lënë imagjinatës, ndonëse veshjet kanë qenë me të gjata. Nën shoqërinë e një tjetër vajze, Jori e ka bërë rrugën duke shkruar në telefonin e saj. E teksa të gjithë presim ta shohim në shoqërinë e një mashkulli, ajo vijon të jetë një nga beqaret më të lakmuara të vendit tonë, shkruan Panorama Plus.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit