Dhjetëra qytetarë kanë protestuar këtë të premte përpara ambasadës serbe në Tiranë dhe që më pas janë zhvendosur drejt Kryeministrisë.
Me flamuj dhe simbole kombëtare në duar, qytetarët kanë kërkuar nga autoritetet diplomatike serbe që Beogradi të heq dorë nga përpjekjet për të dërguar trupat ushtarake në veri të Kosovës.
Pas protestës përpara ambasadës, qytetarët janë zhvendosur përpara Kryeministrisë, ku kanë protestuar kundër kryeministrit Rama dhe projektit të Ballkanit të Hapur.
“Nuk mund të ketë forca serbe në veri të Mitrovicës. Ramoviç mos bë anashkalime të tilla! Hiq dorë nga Ballkani i Hapur”, deklaroi një nga protestuesit.