E ftuar tek podcasti i Mira Kazhanit, nutricionistja Blerina Bombaj foli per vështirësitë që ka ngritja e një bzinesi. Mes tyre ajo renditi edhe “pabesine”.
Blerina tregoi sesi bashkëpunimi që nisi fillimisht në mirëbesim, iu kthye në zhgënjim të madh.
“Unë besova dikë tjetër. Mora një person që e quajta bashkëpunëtore, e cila ishte pa punë në atë kohë. I ofrova mundësinë që të mbante qendrën, ndërkohë që unë ndodhesha jashtë. Brenda tre muajve pashë që ajo ishte shumë invazive dhe, pak nga pak, po merrte rolin kryesor, duke më lënë mua mënjanë në mënyrë flagrante.
Kur u ktheva pas tre muajsh, i thashë: ‘Shiko, ky është biznesi im dhe unë e bëj edhe pa ty’. Ajo më tha: ‘Edhe unë e bëj pa ty’. Atëherë e kuptova që nuk mund të vazhdoja më me një person të tillë dhe u tërhoqa. Pas gjashtë muajsh, ajo më konkuroi si dietologe dhe vazhdon edhe sot e kësaj dite”, pohoi ajo mes tjerash.



