15.5 C
Tirana
E enjte, 19 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Padia se pagoi 287 mijë euro për operacione plastike, Monika Kryemadhi: Edhe seksin të kisha ndërruar, s’do kisha paguar aq

    Monika Kryemadhi ka reaguar për padinë se Ilir Meta dhe ajo kanë shpenzuar qindra mijëra euro për t’u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino.

    Kryemadhi ka mohuar se ka shpenzuar 287 mijë euro për ndërhyrje estetike, por sipas saj, ka qenë në në klinika jashtë shtetit për të trajtuar probleme kardiake dhe kancerin në qafën e mitrës.

    Ajo tha: “Edhe seksin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”.

    “Kryemadhi: të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

    A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino.

    Ju nuk qenë në atë klinikë?

    Unë kam qenë në klinikë…

    Në datën që flitet?

    Absolutisht! Është përdorur swifti  i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një swift tjetër”, tha Kryemadhi.

    Ky reagim i Kryemadhit vjen pas padisë që avokati Idajet Beqiri ka depozituar në SPAK ndaj Ilir Metës dhe Kryemadhit për pastrim parash, korrupsion, fshehje pasurie etj.

    Dosja është referuar në SPAK dhe përmban fakte për shpenzimin e qindra mijërave euro nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi për t’u dobësuar dhe rimodeluar fytyrën në një klinikë VIP-ash botërore në San Marino. Bëhet fjalë për klinikën Domus Medica, në San Marino, Itali, një nga më të famshmet në botë.

    Referimi penal është shoqëruar edhe me një transaksion bankar me vlerë 287 mijë euro, përmes një kompanie offshore, për shërbime estetike në fytyrën e Monika Kryemadhit. Ky është kallëzimi i katërt penal ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, ndërsa SPAK ka regjistruar 3 procedime panale, ndërsa po heton Ilir Metën për lobim me vlerë 700 mijë USD në SHBA, me para të padeklaruara.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit