-0.5 C
Tirana
E diel, 22 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Paga minimale: Shqipëria renditet e parafundit në Europë, ja shteti që paguan qytetarët me mbi 2500 euro në muaj

    Në vendet e Bashkimit Evropian, Shqipëria renditet e parafundit për pagën minimale, duke lënë pas vetëm Kosovën.

    Sipas të dhënave të bëra publike nga Eurostat dhe që janë përpunuar nga Radio Evropa e Lirë, vendi ynë e ka pagën minimale 399 euro, ndërsa Kosova 350 euro.

    Më lart se Shqipëria renditen fqinjët e tjerë, si Serbia me pagë minimale 544 euro, Mali i Zi 533 apo Maqedonia e Veriut 542 euro.

    Shteti që kryeson Evropën me pagën më të lartë është Luksemburgu me 2571 euro, i ndjekur nga Holanda me 2134 euro, Belgjika 2070 euro, Gjermania me 2044 euro dhe 1767 euro.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit