14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Pallati ka 1200 metra shtesë pa leje’, Çuçi “kap” kompleksin e Salillarit dhe i vë ultimatum biznesmenit

    Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ishte sot në zonën e Farkës në Tiranë, në kuadër të operacionit të ndërmarrë nga qeveria për konfiskimin e kateve dhe metrave shtesë të ndërtuara pa leje.

    Pas pallatit në pronësi të biznesmenit Lulzim Morina, në zonën e Liqenit në Thatë, sot është konfiskuar një shtesë pa leje në pallatin në pronësi të biznesmenit Pëllumb Salillarit, me sipërfaqe 1200 m2.

    Ministri i dha dy rrugë pronarit, ta para-blejë me çmimin e tregut ose ta dhurojë. Në të kundërt, sekuestrohet dhe i kalon shtetit.

    “Jemi në zonën e Farkës, ku grupi verifikues në zbatim të VKM-së së fundit për konfiskimin e shtesave pa leje ka verifikuar një ndërtesë tjetër që ka rreth 1200 metra katrorë jashtë lejes. Këtij subjekti do ti lëmë dy opsione: i pari është ta parablejë shtesën me çmimin e tregut të indeksuar dhe këto para do të shkojnë në dispozicion të agjencisë së shpronësimeve. I dyti është që ta dhurojë këtë shtesë dhe në këtë rast këto kate dhe shkojnë për shërbimins social.

    Nëse nuk zgjedh asnjë nga këto opsione, do të konfiskohet për interes publik. Nëse zgjedh opsionet e para fillojnë procedurat e legalizimit dhe shmanget edhe ndjekja penale. Ky është një mesazh i qartë dhe grupet do të vazhdojnë në të gjithë Tiranën dhe më pas në të gjithë Shqipërinë. Zbatimi i ligjit do të shtrihet në të gjithë vendin. Qëllimi jonë është të parandalojmë dhe të mos kemi më ndërtime pa leje. Ky fenomen të marrë fund më në fund”, tha Çuçi.

    Qeveria mori vendim për konfiskimin e kateve e pallateve që janë bërë pa leje më datë 7 shtator 2022. Operacioni i konfiskimit të kateve e të metrave shtesë të ndërtuara në shkelje të ligjit e të lejes së ndërtimit nisi ditën e djeshme ku u konfiskua një pallat 9 katësh.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit