35.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pamje të frikshme të masakrës mjedisore në Vjosë, shikoni si ngordhin gjallesat e zhytura në naftë

    Ndotja katastrofike e lumit të Vjosës më naftë është vetëm një nga episodet e shumta që regjistrohet në lum.

    Pamjet janë kapur në afërsi të Poçemit në Mallakastër, i cili shtrihet në këmbë të krahinës së Vllahinës, aty ku ndodhet fusha burimore naftëmbajtëse Gorisht-Kocul, që administrohet nga Albpetrol. Të vendosura midis zonës rurale të Luginës së Vjosës  dhe Luginës së Shushicës, aty gjenden rreth 150 puse aktive nafte, që shkojnë deri në 1500 metra thellësi.

    ‘Prezenca e hidrokarbureve në ujra është e dëmshme dhe kancerogjene, por kur lëshon të tilla lëndë orgonike të patretshme në ujë, dhe ai ujë përdoret për funksione të ndryshme, mund të çojnë të kontaminimen e ujit të pijshëm dhe produkteve ushqimore’ u shpreh biologu, Aleko Miho

    Prania e ndotësve të tillë mund të jetë katastrofike, deri në kancerogjene. Mbetje të tilla përfundojnë në ujrat e lumit edhe nëpërmjet ujrave nëntokësore, dhe nga uji përfundojnë në të gjithë zinxhirin ushqimor. Ato bëhen edhe më të rrezikshme, pasi qëndrojnë të depozituara në trup, për shkak se organizmi nuk i tret dot.

    ‘Depozitohen dhe ne si tresim dot dhe shumë herë krijohen tumore që disa herë iu dihet origjina e shumë herë të tjera jo’ u shpreh Aleko Miho, biolog

    Kjo pasuri e madhe nëntokësore, mund të shndërrohet në katastrofë për mjedisin, nëse nuk menaxhohet si duhet.

    Në këto pamje të regjistruara nga Inside story në qershor 2025 shihet qartë se si nafta rrjedh lirshëm në natyrë, në kundërshtim të çdo detyrimi që kanë kompanitë për të marrë masa që të parandalojnë ngjarje të tilla. Kjo masakër mjedisore rrezikon të zhdukë gjallesat e rralla të Luginës. Një provë e qartë janë edhe këto pamje që tregojnë një zvaranik dhe disa zogj të ngordhur pasi i janë drejtuar lumit për të pirë ujë, por kanë ngecur në mbetjet e naftës. Është e kuptueshme se çfarë mund të ketë ndodhur me peshqit…

    ‘Naftës kanë edhe një tjetër element kilomerat, sidomos nafta krudo që derdhet në Vjosë, nafta ka të gjithë ato elementët e vet inorganike, të cilat kanë një vecori kryesore që rrinë për një kohë të gjatë aty’ u shpreh Olsi Nika, hidrolog

    ‘Që nga ulja e cilësisë së ujit, ulja e ushqyesve në ujë, kalon në procesin e eutrofikimit që prodhon alga më shumë, të cilat nga ana e tyre si mekanzima mbrojtës prodhojnë helme apo toksina që më pas vrasin peshqit. Peshqit helmohen, i marrin shpendët e mund të na vijnë edhe ne në tryezë sidomos nga mbetjet’u shpreh Olsi Nika, hidrolog.

    Inside Story

    Shihni Videon në minutën 16:00 deri 19:00.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit