18.5 C
Tirana
E mërkurë, 14 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pamjet e rralla brenda SPAK-ut: Dosjet arrijnë deri në tavan, zyrat të zbukuruara me simbole patriotike

    Nëse nuk je nën hetim, i thirrur për të dëshmuar, apo pjesë e drejtësisë, është e vështirë të të dish se çfarë ndodh pas xhamave të një prej godinave më hijerëndë në vend, SPAK-ut.

    Shumë pak janë pamjet që rrjedhin nga kjo ndërtesë hermetike, dhe pse para saj qëndrojnë ditë e natë gazetarë e kameramanë të shumtë.

    E sot, është Ambasada amerikane në Tiranë që ka shpërndarë disa pamje nga brenda ambienteve të SPAK.

    I ngarkuari me Punë në Ambasadën e SHBA David Wisner është takuar sot me kreun e SPAK Altin Dumani dhe zyrtarë të tjerë teksa ka shpërndarë disa pamje nga vizita.

    Ajo që bie në sy janë zyrat e mbushura me dosje dhe materiale të ndryshme, në disa raste të vendosura në dysheme dhe herë-herë mbi raftet që arrijnë deri në tavan.

    Po ashtu, Dumani dhe prokurorët e tjerë duket se janë kujdesur që t’i zbukurojnë zyrat e tyre me motive patriotike, simbole kombëtare dhe me bustin e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit