12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Paralajmërimi amerikan për sulme nga Irani ndez Kuvendin

    Në fjalën e mbajtur nga seanca plenare, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla reagoi në lidhje me akuzat e ngritura nga demokratët për njoftimet e rreme që shkaktuan panik te qytetarët ditën e djeshme.

    Në fjalën e tij Balla theksoi se qeveria shqiptare nuk ka asnjë informacion se Irani ka shënjestruar vendin tonë, ndërsa pohoi se Shqipëria është aleate me SHBA-të dhe përshëndeti vendimet e marra nga presidenti amerikan në lidhje me lufdtën në Lindjen e Mesme.

    “Shqipëria është aleat i SHBA; presidenti Trump ka qartësuar hapat. Ne përshendesim presidentin Trump në atë ndërhyrje historike për regjimin e Iranit si rrezik për paqen në Lindjen e Mesme”tha Balla.

    Ndërsa solli në vëmendje që ishin demokratët ata që i shpallën luftë Iranit.

    Fjala e plotë e Taulant Ballës: Unë e mbështes ndërhyrjen e ministrit Hoxha dhe më vjen keq që për hesapet e shterpesisë së ideve politike përdoret një njoftim rutinë si në gjithë ambasadat e SHBA përfshirë këtu DASH që në mënyrë të përditshme në komunikimet publike në rrjetet sociale të vetat pjesa e zyrës konsullore prej fillimit të marsit njofton në mënyrë të përditshme qytetarët e vet se mund të jenë target sulmesh nga regjimi Iranian. Shqipëria është aleat i SHBA; presidenti Trump ka qartësuar hapat. Ne përshendesim presidentin Trump në atë ndërhyrje historike për regjimin e Iranit si rrezik për paqen në Lindjen e Mesme.

    Jemi krenar që kemi miratuar një rezolutë dhe për turpin tuaj ju nuk ishit në kuvend por dolët nga selia e PD dhe i shpallët luftë iranit. Dhe ti mjaft shko atje në gjykatë dhe jep llogari për 26 viktima në Gerdec. Na bën si me qënë përfaqësues i kongresit amerikan.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit