16.5 C
Tirana
E mërkurë, 1 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Paralajmërimi i Ambasadës amerikane: Grupe të lidhura me Iranin mund të kryejnë sulme në Shqipëri

    Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka lëshuar një njoftim sigurie, duke paralajmëruar për një rrezik të mundshëm nga grupe të lidhura me Iranin në Shqipëri.

    Sipas njoftimit, këto grupe mund të synojnë subjekte të lidhura me SHBA-në ose elementë të opozitës iraniane që ndodhen në vend. Po ashtu, theksohet se objektiva potencialë mund të jenë edhe vende të zakonshme të frekuentuara nga publiku.

    Ambasada përmend konkretisht ambiente si zona turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante, të cilat mund të jenë në shënjestër.

    Në reagimin e saj, ambasada u bën thirrje qytetarëve amerikanë që ndodhen në Shqipëri të tregojnë vigjilencë të shtuar dhe të ndjekin informacionet zyrtare për sigurinë.

    Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës dhe shoqërohet me një apel për kujdes në ambientet publike dhe frekuentimet e përditshme.

    “Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë subjekte të lidhura me Shtetet e Bashkuara ose elementë të opozitës iraniane në Shqipëri.

    Ata gjithashtu mund të synojnë vende të zakonshme, të tilla si vende turistike, qendra tregtare, hotele, klube dhe restorante. Ne i inkurajojmë qytetarët amerikanë të ushtrojnë vigjilencë të shtuar”, bën me dije Ambasada.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit