14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Paralajmërimi i fortë nga socialistët: Për punë ditësh apo javësh, do e heqim Berishën nga Parlamenti

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se maxhoranca do të largojë Sali Berishën nga salla e Kuvendit, ashtu siç më herët arriti ta largonte nga sistemi i drejtësisë në vend.

    Gjatë fjalës së tij, Balla e quajti Berishën “djalli”, që sulmoi nga foltorja e Kuvendit të gjithë krerët e institucioneve të drejtësisë.

    “Seanca e sotshme është një ndër ato seanca që në kalendarin e punimeve një vjeçare është ndër më të rëndësishmet. Momenti i raportimit të institucioneve të drejtësisë është një moment solemn, ndërsa diskutimet kanë peshë dhe duhet të orientohen nga nevoja e pavarësisë dhe ndarjes së pushtetit.

    Sot Kuvendi i Shqipërisë ka dështuar në mënyrë të suksesshme në parimin e ndarjes së pushtetit. Është keqardhje që sot mes fjalimeve identifikoje një anatemim të drejtuesve më të lartë të drejtësisë në vend.

    Madje djalli guxoi të shkonte në atë pikë, non-grata shkoi deri në atë pikë sa i mori emër për emër të gjithë drejtuesit, në fakt përjashtoi vetëm zotin Kraja, drejtuesin e SPAK. Sot djalli ngriti përsëri kokë, sa kohë që drejtësua nuk po bën detyrën e vetë. Mori emër për emër ata, familjarët e tyre…

    Keqardhje e madhe në fakt për foltoren e kuvendit, keqardhje edhe për Prokurorinë Speciale që djalli sot nuk ju zuri në gojë. Për aq kohë sa djalli ka në institucionin tuaj dosje më shumë se çfarë janë faqe në librin e shenjtë. Dhe ende nuk është thirrur njëherë prej tyre.

    Foli për djegësat dhe inceneratorët, nuk foli për inceneratorin e Gërdecit. Sot djalli erdhi i bëri gjyqin drejtësisë. Turp i madh. Nuk është turp për ne.

    Ne maxhoranca e kemi bërë standard sa herë drejtësia ngre një akuzë ndaj një anëtari të PS. Nuk do jemi kurrë zyrë avokatie.

    Dështim i SPAK-ut është që djalli e merr nëpër gojë. E rëndë ajo që ndodhi këtu në seancë, luftoi Gaz Bardhi që djalli të merrte fjalën për të sulmuar Bashën. Saliu mori fjalën dhe foli për pallatin e Lulit. Kushdo që dëmshpërblen pallatin e Bashës të përballet me drejtësinë, por kjo s’ka ndodhur. Ishte gënjeshtra e radhës së djallit. Sot funksionon e njëjta gjë, prokuori i Tiranës i hipën makinës dhe shkon në Korçë.

    E vërteta është, se kuptoj ç’punë keni që anatemoni sistemin e drejtësisë. Ky është numri i magjistratëve që kemi në sistem, djallin nuk mund ta mbanim në sistemin e drejtësisë. E hoqëm, kemi punë tani ta heqim edhe nga parlamenti, punë javësh, punë ditësh, punë muajsh.

    Prokuroria Speciale kërkon prova, provat janë aty, unë jam një prej atyre që dërgoj pa fund prova. Më thanë që kanë regjistruar çështje për Kompleksin Partizani.

    Kemi regjistruar procedim penal. Por a mund të më thërrisni dhe mua se unë jam kallëzuesi. Javën tjetër ne fillojmë bisedimet për anëtarësim, ju t’ju rrojë lufta e Gazit që të marrë fjalën Berisha”, u shpreh Balla.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit