11.5 C
Tirana
E enjte, 12 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Paralajmërimi i Salianjit: Nëse Berisha s’e rrëzon Ramën, do dal me dokument si duhet të ndryshojë partia

    Ish-deputeti Ervin Salianji ka paralajmëruar se do prezantojë dokument për ndryshimin e PD-së në rast se ekipi drejtues i tanishëm nuk e rrëzon Ramën nga pushteti.

    Ai përsëriti qëndrimin se nuk ka ndërmend të largohet ngta PD-ja ndërsa theksoi se një vit para zgjedhjeve lokale të 2017-ës, PD-ja duhet të kishte dalë me kandidatët për 61 bashkitë e vendit.

    Nuk largohem nga PD, nuk kam asnjë interes tjetër vetëm se të bëj fituese PD dhe për të folur hapur. Kështu siç është situata, qeveria e tregoi në zgjedhjet e kaluara, mori 83 mandate. E di ç’duhet të diskutonim ne sot? Sot jemi një vit para fushatës zgjedhore të 2027 për pushtetin vendor.

    Sot duhet të kishim 61 kandidatë të njiheshin me qytetarët, të jepnin ofertën e tyre politike. Sot ne diskutojmë pse kërkoj që PD të jetë fituese. Të presim dhe një vit të humbim zgjedhjet e ardhshme dhe të vijmë të qajmë, qaj njëri këtej dhe qaj tjetri andej.

    Duke qenë se jemi në kilometrin e fundit dhe shpresoj që Rama të bjerë shpejt. Nëse PD me këtë lidership nuk e rrëzon dot Ramën…e kam ulur pak tempin për shkak të protestave…

    Do vazhdoj takimet me demokratët, do flas në publik, do dal me dokument si duhet të ndryshojë PD, si duhet të ketë ritëm në bazë. Ju ftoj edhe në tryezë se si duhet të demokratizohet partia.” – tha Salianji.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit