12.5 C
Tirana
E enjte, 2 Prill, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Paralajmërimi i SHBA-së për sulme iraniane, Ermal Nufi qetëson qytetarët: S’ka vend për shqetësim!

    Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, foli për gazetarët para se të hynte në sallën e Kuvendit, ku komentoi paralajmërimin e ambasadës amerikane në Tiranë për sulme të mundshme nga Irani.

    Nufi u shpreh se ky paralajmërim nuk i është drejtuar vetëm Shqipërisë, por është shpërndarë nga të gjitha ambasadat amerikane në botë.

    Besoj që SHBA-të, atë lajmërim që kanë bërë, e kanë për qytetarët e vet, dhe SHBA-të janë edhe më sensitive për ruajtjen e qytetarëve të tyre.

    Sa i takon qytetarëve shqiptarë siguria është e garantuar nga aleanca ushtarake më e fuqishme në botë.

    Ne si qeveri kemi marrë masat për të gjitha sistemet e nevojshme dhe procedurat që duhet të kryejmë për të garantuar sigurinë e qytetarëve shqiptarë. Jemi në një situatë ku ka një konflikt.

    Jemi një shtet që kemi mbajtur qëndrim të prerë, kundrejt atij regjimi, kanë filluar që në 2022 sulmet nga aktorë malinj të atij shteti, përsëri kemi parë ditët e fundit sulme te Parlamenti dhe Posta.

    Qytetarët shqiptarë duhet të jenë të qetë, të sigurt. Që duhet të kemi kujdes duhet të kemi kujdes, por nuk ka vend për panik”, tha Nufi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit