20.5 C
Tirana
E hënë, 1 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Parashqevi Simaku bën 59 vjeçe, në ditën e lindjes tregon brengën që i mundon zemrën: Luke, biri im sot ëndërroja të më uroje! Por t’i as që e di

    Artistja e madhe Parashqevi Simaku feston sot ditëlindjen. Ajo ka ndarë një fotografi të veçantë dhe zbulon se në këtë përvjetor të 59-të, ka një brengë që i mundon zemrën, malli për të birin Luke.

    Ajo thotë se çdo nënë ëndërron që në ditën e lindjes të urohet e përqafohet nga fëmijët, fat të cilin ajo nuk e ka sepse Luke, siç tregon vetë Parashqevia, as nuk e di datën e ditëlindjes së saj.

    “Sot, në ditëlindjen time të 59-të, zemra ime është e mbushur me mall për ty. Çdo nënë, kur zgjohet në mëngjesin e ditëlindjes së saj, ëndërron që fëmija ta përqafojë dhe t’i thotë: “Gëzuar ditëlindjen, nëna ime!”

    Sa shumë do të doja ta dëgjoja këtë nga ty… Por e di që ti as nuk e di kur është ditëlindja ime, dhe kjo më dhemb thellë.

    Megjithatë, zemra ime rreh gjithmonë me ty – ashtu si atëherë kur ishe në barkun tim, edhe sot, në çdo frymë të jetës sime. Edhe pse jemi larg, ti je gjithmonë pjesë e imja – drita dhe shpresa ime.  Të dua pafund, Luke”, shkruan Parashqevi Simaku.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit