Pas deklaratës së bujshme ndaj këngëtares Parashqevi Simaku, të bërë nga ish-konkurentja e Big Brother, Shqipe Hysenaj, Elton Ilirjani paralajmëroi se do ta ndiqte penalisht.
Ky paralajmërim i Ilirjanit nuk ka mbetur pa përgjigje nga Shqipja e cila ka shpërndarë një video në Instastory, përmes së cilës e quan reagimin e tij të pabazuar. Ajo po ashtu theksoi se deklaratat e saj ishin thashetheme dhe jo akuza.
“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Nuk dini të dalloni thashethemin nga akuza. Nëse thashethemet do ndaloheshin me ligj, do ishim kthyer pas në kohë”, është shprehur ajo.
Shqipja ka thënë po ashtu se nuk ka qenë qëllimi i saj të përhapë dezinformim dhe se gjithçka është thënë në kontekst të lirë dhe në një rubrikë rozë, teksa bën “bashkëpunëtor” edhe kolegun e saj Ronaldo Sharkën.
“Ai kishte kufjen dhe mikrofonin. Unë e lash si thashethem që të mos kishte keqkuptime”, shton ajo.
Në fund të videos ajo shprehet se nuk do të japë më intervista: “Jo pse nuk më kuptoni, por sepse më keqkuptoni. Jo vorbualla me mua”
Deklarata e plotë:
“Hap Instagramin dhe shoh disa video nga persona që flasin pa baza. Këta njerëz nuk dine të ndajnë thashethemin nga akuza. Nëse thashethemi dhe mungesa e lirisë së fjalës sipas protokoleve do ishin të ndaluara me ligj, atëherë vendi ynë do të ishte shumë vite pas sistemit tonë politik. E shikoj që nuk ia keni fare idenë e mediave globale, rubrikave rozë.
Jam shumë e hapur për luftën virtuale dhe administrative por e keni të humbur me mua. Jo sepse unë fitoj por sepse ju jeni gjithmonë gabim kundrejt meje. Dosja do na shkoj në Hagë por unë kam bashkëpunëtorin, Ronaldo Sharkën, sepse ai e kishte armën, pra ai kishte kufjen, mikrofonin dhe pyetjen. Gjithsesi merreni me sportivitet, sepse në fund fare unë thash diçka që e lash si thashethem dhe e theksuam që mos të kishte keqkuptime.
Ju lutem cdo gjë që thuhet në rrjete sociale mundohuni ta merrni siç e themi dhe jo si iu leverdis. Jo vorbulla me mua. Shpërndani pozitivitet sepse është gjëja që na duhet më së shumti.”



