6.5 C
Tirana
E shtunë, 16 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Partia e Ilir Metës kërcënon me përplasje fizike, për “të mirën e popullit”

    Ish-ministri Edmond Panariti dhe këshilltar i Ilir Metës, i bën thirrje qeverisë të veprojë menjëherë për të parandaluar pasojat e rënda të inflacionit në vend.

    Sipas ish-ministrit të LSI, inflacioni tashmë nuk është 7.5% por ka arritur me dy shifra.

    Panariti thotë në një postim në rrjetet sociale se çmimet po rriten me orë dhe jo më me ditë ndërsa gjithnjë e më tepër qytetarët po e ndjejnë pafuqinë e lekut.

    Reagimi i Panaritit në Facebook:

    Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!

    Inflacioni në Shqipëri është dyshifror!

     Për këtë nuk kam dyshim

    Jo më 7,5 %,  sipas sahatit të ndryshkur të statistikave tona.

    Çmimet rriten me orë jo me ditë.. Në mëngjes janë X, pasdite X+1.

    Të gjithë e ndjejnë pafuqinë e lekut, në tregje, shërbime, detyrime, kredi, interesa…

    Mos plotësim alarmant i nevojave bazë për shtresa gjithnjë e më të gjera.

    Kthejeni 180 gradë timonin e drejtimit, se do përplasemi!

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit