17.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Partneri i hodhi acid në fytyrë, modelja: Nuk me mposhti dot, e ribëra jetën time!

    Ish- partneri i saj xheloz e i dhunshëm e la me pasoja më gjithë jetën, pasi i hodhi acid në fytyrë e në trup duke i shkaktuar lëndime të tmerrshme dhe e verboi në njërin sy. Por prezantuesja televizive dhe modelja britanike, Katie Piper nuk u dorëzua.

    Ajo iu nënshtrua 400 operacioneve dhe transplanteve “pafund” të lëkurës. Duke folur me Lorraine Kelly dhe vajzën e saj, Rosie, në emisionin e tyre “What if” ajo tha: ‘Djegia ime kaloi nëpër muskuj dhe deri në skelet, kështu që ishte një djegie shumë, shumë e thellë.

    E gjithë fytyra e saj u rindërtua duke përdorur pjesë të tjera të trupit të saj.  Ata duhej të fillonin nga fillimi me një zëvendësues të lëkurës të bërë nga njeriu. Unë gjithmonë mendoj për analogjinë e një shtëpie, kur merr themelet para se të marrësh tullat dhe skelat”, rrëfeu ajo.

    Katie nuk u dorëzua, por vazhdoi të luftonte. Në 2009-ten, krijoi një fondacion bamirësie të quajtur Katie Piper Foundation, i cili synon të rrisë ndërgjegjësimin për viktimat e djegieve dhe plagëve të tjera shfytyruese. Sot është lumturisht e martuar, dhe nënë e dy vajzave dhe ka arritur ta rindërtojë më së miri jetën e saj, pavarësisht fatkeqësisë që pësoi.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit