13.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas akuzave për dhunë e kërcënime me jetë, Arbenita dhe Fero kapen sërish “mat” së bashku!

    Arbenita Ismajli dhe reperi Fero Fera ishin dyshja më e përfolur gjatë javëve të fundit.

    Ish-çifti pësuan një ndarje aspak të mirë nga njëri-tjetri, kjo pasi artisti dhunoi dhe kërcënoi me jetë modelen, ndërsa kjo e fundit e denoncoi ish-bashkëshortin, të cili gjykata e la në paraburgim për 30 ditë.

    Sakaq edhe pse pas një situate jo fort të këndshme me partnerin e saj reperin Kosovar, Arbenita nuk mungon në rrjetet sociale.

    Mirëpo në rrjet qarkulloi një video e dyshes teksa shfaqeshin së bashku në një restorant në Gjilan, duke ngritur kështu pikëpyetjet se çfarë po ndodh mes tyre.

    Po ashtu një tjetër pikëpyetje është ngritur se dyshja mund të kenë udhëtuar së bashku me të njëjtën automjet, pasi Arbenita ka publikuar ditën e sotme një video në ‘Instagram’ ku vëmendjen e kanë tërhequr aksesorët e makinës, sendilje kafe prej lëkure.

    Ato janë identike me ato të makinës nga e cila Fero publikoi një selfie ditën e djeshme.

    Kujtojmë se lidhur me aludimet për ribashkim, dje Arbenita i mohoi zërat përmes një videoje në ‘TikTok’ ku shkruante: “Unë që po divorcohem, duke i parë makinat që po marrin nuse këtë verë”, duke treguar kështu se çifti vazhdojnë procedurat e divorcit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit