4.5 C
Tirana
E enjte, 18 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas akuzave për dhunë, Fero dhe Arbenita shfaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit

    Pas akuzave për dhunë fizike dhe komenteve të ashpra për njëri-tjetrin, Fero dhe Arbenita janë shfaqur bashkë në publik.

    Prive.al raporton se ata kaluan të dielën krah njëri-tjetrit. Media publikoi një video ku pretendohet se është Fero dhe Arbenita në Gjilan.

    Në mes të korrikut, Fero u arrestua me akuzën e dhunës në familje. Dy ditë më vonë, përmes një postimi në Instagram, modelja tha: “Ju faleminderit për kujdesin dhe mbështetjen. Unë dhe Nina jemi mirë. Unë besoj në drejtësi!”

    Fill pas saj, reperi iu përgjigj duke thënë ndër të tjera: “Drejtësia është thikë me dy tehe, varet prej cilit kënd e drejton. E sa i përket Ninës, mos u viktimizo përmes saj, se e gjithë bota e di se për të mami im është kujdesur.”

    Avokati i modeles në një deklaratë për Prive, u shpreh se Arbenita ndihej e kërcënuar.

    Fero u lirua nga paraburgimi në fillim të gushtit.

    Ata kanë bashkë një vajzë, Ninën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit