Verën e vitit të kaluar Rudina Hajdari bëri publike lidhjen e saj me regjisorin jo shumë të njohur, Tan Kazazi. Kjo ishte hera e parë që vajza e të ndjerit Azem Hajdari fliste publikisht për jetën e saj private.
Çifti kaloi edhe pushimet e verës bashkë, por duket se pa u bërë ende 1 vit lidhje, diçka ka ndodhur mes dyshes, shkruan pamfleti.net. Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, Tani dhe Rudina nuk ndiqen më me njëri-tjetrin.
Nga ana tjetër, në profilet e tyre janë zhdukur të gjitha pozat që kishin së bashku, duke na bërë të mendojmë se kjo lidhje po përballet me një krizë në këtë momente. Në profilin e ish-deputetes postimet e reja janë përgjithësisht nga udhëtimet e ndryshme që ajo ka bërë, por dukshëm në to mungon Tani.
Nga ana tjetër, regjisori, postimet e tij i ka më të pakta, ku e vetmja shenjë e Rudinës, është një foto e bërë mes miqsh dhe të afërm të tyre, në vitin e shkuar.
Vetë protagonistët e kësaj historie deri më tani nuk kanë preferuar që të flasin publikisht për romancën e tyre, ndaj edhe duket disi e vështirë që të flasin rreth mundësisë së krizës që po kalojnë, pas gati 1 viti lidhjeje.