24.5 C
Tirana
E premte, 11 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas Berishës, Alfred Lela poezi për Yuri Kim: Na është bërë si Lenka Çuko

    Zëdhënësi i Sali Berishës, ka publikuar poezinë e radhës. Këtë herë për Yuri Kim, ku në sfond është një foto e shkrepur po me inat.

    Ndërsa kur ilustroi Doktorin, i kishte zgjedhur një foto të një mjeshtri fotoreporter perëndimor, kur Saliu ishte i ri dhe pa rrudha e thinja, për Yuri Kim ka zgjedhur shkrepjen e një militanti, që ka kapur një framë pa takt, sidomos kur ka të bëjë me një grua.

    E pastaj për tekstin, duket se ka zbrazur gjithë mllefin e Berishës me demonët e tij në kokë për Lenka Çukon e dosjet e sigurimit…

    Poezia e Lelës

    Silueta e Ambasadores

    Obeze është silueta e saj,

    një buffalo i stërmadh,

    pllakator i hiperfuqisë.

    Hartë e Amerikës me Grand Canyion si hepim frojdian.

    E atij vendi që zbret nga qielli si gyp ujrash shiu

    për të bërë luftën, paqen, shiun, diellin

    dhe një sundae të paparë për të dielat protestante.

    Silueta e saj.

    Me shkopin dhe karrotën

    dhe një chip on her shoulder.

    Zbret ajo në Shqipëri,

    vendin që nuk ka shpatulla, por vetëm zemërata.

    Në vendin e Ponc Pilafit,

    konsullit romak që e vret Krishtin me paçe koke në gojë,

    vendin e Princit Ëied që nuk e zhbën dot Kavajën dhe as Shijakun

    e haxhiut Qamil.

    Zbret ajo si stalaktite në shpellë,

    një emoticon metalurgjik i melting pot-it amerikan.

    Një siluetë si e saj nuk vjen më, thonë admiruesit.

    Është një çukë e re: me Lenkë dhe mëndafsh në vend të teritalit.

    Pa Myzeqenë hambar- por me ishullin Guam,

    pa tytat e Traktatit të Varshavës –por me Artikullin 5 të NATO-s.

    Është ëndrra amerikane përmbi Lindjen e largët,

    Actekët mbi Ande,

    Paqësorin e trazuar dhe Alpet dinarike.

    Një siluetë pra,

    që nuk i rri asnjë kostum, por të gjitha hijet i shkojnë.

    Silueta e Ambasadores.

    Një ‘qe palla’ me të padrejtët,

    Një gisht mbi të drejtët.

    Një gong që bie në minutën e parë

    për të lajmëruar raundin e ri të bisedimeve,

    që do të përmbyllet duke kërcyer rreth çështjes

    (by dancing around the issues).

    Duke bërë filibusterin demokracisë.

    Sepse ajo, si një himen,

    nuk e mban peshën fallike të ngjarjeve,

    dhe thërret në skenë një shtatzani të ndërprerë,

    jo me çezarian, por me cancel culture.

    Shqipërisë i vjen anash ajo siluetë.

    Dhe i pëshpërit për 100 vjetorin e marrdhënieve,

    një coitus interrupted.

    Por… Fuck Hodja!

    If we see culture we cancel it.

     

    Poezia e Alfred Lelës për Yuri Kim, me inatin e Berishës

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit