Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është thirrur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK.
Ai është thirrur për çështjen ÇEZ-DIA.
Meta tha se çështja për të cilën është thirrur është gjykuar edhe dy herë të tjera.
Sipas tij, çështja është rihapur nga një kallëzues i rremë në vitin 2019.
Meta shtoi se kallëzuesi është dënuar për dhunë në famile e për shpifje.
“Është një telenovelë që është gjykuar nja dy herë, është rihapur për rastin konkret në nëntor 2019 nga një kallëzues i rreme që është dënuar dy herë nga gjykatat për shpifje dhe është dënuar një herë për dhunë në familje”, tha kreu i PL-së për mediat, para se të hynte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.



