27.5 C
Tirana
E enjte, 4 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas ‘Big Brother Vip’, Egli Tako rikthehet në televizion

    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Egli Tako do të vijë këtë sezon televiziv me një risi të rëndësishme në karrierën e saj, duke u bërë pjesë e ekranit të Top Channel si moderatore. Lajmi është konfirmuar përmes burimeve për Vip Magazine, duke shënuar një hap të madh për karrierën e saj mediatike.

    Sipas informacioneve, Egli do të bashkohet me programin “E diell”, i cili transmetohet çdo të dielë në ekranin e Top Channel. Ky do të jetë debutimi i saj i parë si moderatore, pas disa eksperiencave të tjera artistike, kryesisht si këngëtare.

    Ky rol shënon një etapë të re dhe të rëndësishme për të, duke i hapur dyert drejt botës së moderimit dhe televizionit në një prej programeve më të ndjekura të fundjavë.

    Publiku e njohu Egli Takon gjatë pjesëmarrjes së saj në Big Brother Vip, ku arriti të bëhej një nga emrat më të komentuar të edicionit.

    Marrëdhënia e saj me Gjestin ngjalli mjaft reagime dhe u kthye në një nga temat më të diskutuara të reality-show-t. Që prej asaj kohe, Egli ka qenë në vëmendje të mediave dhe publikut, duke fituar një bazë të fortë ndjekësish.

    Me këtë hap, Egli zgjeron karrierën e saj përtej muzikës dhe spektakleve televizive.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit