11.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas deklaratave të bujshme, Arjan Konomi rikthehet në Top Channel!

    Reality show më i ndjekur në Shqipëri, Big Brother VIP Albania, rikthehet këtë të shtunë, më 20 dhjetor, duke ndezur sërish emocionet e publikut. Menjëherë pas lajmit të shumëpritur, fansat kanë shpërthyer me pyetje në rrjete sociale, mes të cilave njëra ka dominuar: kur nis “Big Brother VIP Fan Club”?

    Përgjigjja tashmë është zyrtare. Nga 21 dhjetori, çdo të diel në orën 12:45, “Fan Club” do të transmetohet në ekranin e Top Channel, si programi i dedikuar ekskluzivisht fansave të formatit më të komentuar në vend.

    Videoja e publikuar në rrjete sociale ka zbuluar gjithashtu moderatoren e këtij sezoni, e cila do të jetë Kiara Tito, ndërsa paneli i opinionistëve do të përbëhet nga emra tashmë të zyrtarizuar: Arjan Konomi dhe Françeska Murati.

    Kujtojmë se para disa javës, i ftuar në “Mirëmbrëmja Yje” me Arbana Osmanin, Arjan Konomi ka folur për momentin e largimit të tij para pak vitesh nga televizioni Top Channel, deklarata të cilat bën shumë bujë, por duket se tashmë të gjitha janë lënë pas krahëve dhe këtë edicion të Big Brother, produkisioni e ka kërkuar për t’ju bashkuar skuadrës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit