4.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pas deklaratave të Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës

    Pretendimeve të Mateos mbi marrëdhënien mes tij dhe Brikenës jashtë dhe ndërhyrjen e palëve të treta (familjarëve të saj), i janë përgjigjur përmes një reagimi publik në Instagram këta të fundit.

    Historinë e vërtetë ende nuk e dimë, por në reagim flitet për një fjalë të dhënë dhe premtimi me sa duket qenka shkelur nga ana e Mateos.

    “Ndiejmë përgjegjësi të sqarojmë një parim të thjeshtë: fjala e dhënë nuk është temë loje dhe çështjet e jetës personale nuk përdoren për strategji apo përfitim publik. Kur dy persona bien dakord që e kaluara të mos diskutohet, ajo marrëveshje duhet të respektohet, pavarësisht rrethanave të lojës. Vendimet që pasojnë janë pasojë e thyerjes së këtij parimi, jo e emocioneve apo interesave momentale.”

    Më tej thuhet se edhe pse Brikena është një figurë publike dhe mos harrojmë, pjesë e një formati ku çdo gjë për njerëzit që bëhen pjesë del sheshit, sërish kërkohet të mos përhapen detaje personale. Bërja publike e tyre nuk justifikohet as nga fama që ajo ka arritur.

    “Të qenit figurë publike nënkupton përgjegjësi dhe transparencë në atë që është publike, por nuk e shfuqizon të drejtën për privatësi dhe as nuk justifikon hapjen e detajeve personale që nuk i shërbejnë askujt. E kaluara private nuk është material loje. Ne zgjedhim të mos hyjmë në detaje dhe as të drejtojmë gishtin. Qëndrimi ynë është mbrojtje e privatësisë dhe e dinjitetit, jo sulm ndaj askujt. Si familje, qëndrojmë në mbrojtje të një parimi bazë: fjala e dhënë respektohet dhe kufijtë personalë nuk tejkalohen për strategji apo vëmendje.”

    Që prej fillimit, Mateo u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother”, duke përmendur marrëdhënien që kishte pasur vite më parë me Brikenën. Kjo e fundit nuk e priti aspak mirë, aq më tepër në momentin kur ai tha se një puthje ndodhi mes të dyve.

    Gjatë rrëfimit, Mateo u shpreh se ata sapo kishin filluar të dilnin, por familjarët e saj ndërhynë dhe prej tyre nuk mundën të takoheshin më.

    Brikena vazhdon mohon, ndërsa ai pretendonte të kundërtën.

    Pas deklaratave të Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit