24.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas deklaratave të shumta, Keisi i përgjigjet Stresit për herë të parë

    Përmes një video-mesazhi, ish-partnerja, Keisi, iu përgjigj për herë të parë kërkesës së Stresit i cili vazhdimisht ka kërkuar një reagim prej saj, pas shumë komenteve dhe deklaratave të reperit në “Big Brother VIP Kosova”.

    “Ked, këtë video po e bëj për ty pasi e kam parë që ke kërkuar një reagim prej meje. Pikë së pari, do të thoja që përsa i përket marrëdhënies sonë, gjithmonë kam dashur të qëndroj private dhe në këtë rast dua të njëjtën gjë. Kështu që, çfarë kemi ne për të diskutuar, mund ta flasim në privatësi kur të dalësh,” thotë Keisi.

    Stresi ka përmendur vazhdimisht shëndetin e Keisit – ku ka treguar se ajo ka një tumor – gjë për të cilën Keisi nuk është dakord dhe i kërkoi që të mos e prekte më si temë.

    “Të kam parë shumë të shqetësuar dhe të kuptoj që je në një situatë që vëzhgohesh 24/7 dhe normalisht që kam qenë pjesë e jetës tënde dhe kështu do të më përmendësh, por janë disa tema që nuk dua të përmenden më. Shëndeti im është diçka private dhe nuk dua të jap shpjegime.

    Thjesht të them që jam shumë mirë dhe të mos kesh merak. Por, përtej kësaj, nuk dua të përmendet si temë. Familja ime ndikohet, unë ndikohem sa herë hapet për t’u diskutuar.”

    Ajo kërkoi që të gjithë banorët të fokusoheshin “te njerëzit që janë aty dhe te vetja”. “Do t’ju kërkoja të respektonit privatësinë time,” shtoi Keisi.

    “Arkimend, kur të dalësh nga shtëpia, ta tregoj unë qejfin (qesh). Deri atëherë, shpresoj që çfarë ke për t’i thënë, t’i mbash për vete dhe t’i flasim kur të dalësh,” përfundoi ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit