Një nga situatat më të komentuara në shtëpinë e ‘Big Brother Vip 5″ është raporti i Mirit me Selin, ku ndonëse ata e quajnë njëri-tjetrin si “babë e bijë”, banorët dhe publiku mendojnë se mes tyre ka diçka më shumë. Ajo çfarë gjykohet më shumë është fakti se Miri është një burrë i martuar, por gjestet e tyre ndaj njëri-tjetrit kanë bërë që të gjithë të mendojnë se mes tyre po zhvillohen ndjenja.
Ditën e sotme babai i Selin ka qenë në një lidhje telefonike me Sidorela Gjonin në emisionin “Shqipëria Live”. Nga ato çfarë ka shprehur babai i Selin duket shumë i axhituar me situatën dhe ka folur me fjalë ofenduese ndaj Mirit, duke e cilësuar me nivel të lartë perversiteti.
Pas kësaj deklarate një video ekskluzive e Mirit me Selin është publikuar nga dhoma e rrëfimit, ku ata shihen shumë të qeshur. Të dy ata dhe Juxhini janë të nominuarit e kësaj jave dhe Selin shprehet se ajo është më e rrezikuara për tu eliminuar nga shtëpia. Mes të qeshurash dhe ironive për distancë fizike, ata i kanë kërkuar Vëllai të Madh edhe një foto bashkë në atë moment.
Shumë prej të afërmve dhe miqve të Mirit kanë reaguar në rrjete sociale kundër fjalëve të babait të Selin e një ndër to ka qenë edhe këngëtarja Anjeza Shahini.



