Teksa javët e fundit po flitet gjithnjë e më shumë për ish-bashkëshorten e tij, Xhensila Myrtezaj dhe lidhjen e saj me Ledri Vulën, edhe Besi nuk humb kohë.
Tashmë që divorci ka përfunduar dhe ai i është rikthyer jetës në krye të angazhimeve si sipërmarrës dhe artist, ka gjetur kohë edhe për dashuri.
Në rrjetet sociale, ditët e fundit ka qarkulluar lajmi se edhe aktori i dashur për publikun ka nisur një lidhje të re.
Miqtë dhe bashkëpunëtorët që i rrinë pranë, janë shumë diskret teksa flasin për detaje nga jeta e tij private.
Megjithatë, një gjë është e sigurt, që vajza e re krah Besit nuk është e famshme.
Mesa duket, pas ndarjes nga Xhensila dhe ekspozimit të madh që i është bërë këtij divorci, Besi ka hequr dorë nga vajzat e famshme, për të shijuar një romancë diskrete sa më larg syve të publikut.
Nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, asgjë nuk ka ndryshuar për aktorin, pasi në postimet e tij, nuk ka asnjë gjurmë nga partnerja e re, duke zgjedhur që të postojë për projektet që sjellë, apo edhe nga jeta si baba.
Ndaj nuk e dimë nëse kjo lidhje është diçka e rëndësishme për të, apo një njohje në fillimet e saj.
Ajo që dimë me siguri është fakti se Besi preferon që këtë herë, jetën private ta mbajë larg vëmendjes së publikut.
Ndarja e vështirë e Besit dhe Xhensilës, u konfirmua edhe njëherë, javën e shkuar, kur vajza e tyre festoi ditëlindjen.
Ajkës i janë organizuar dy festa, njërën të cilën e ka festuar krah të atit dhe të afërmve të tjerë, dhe një festë ditën e nesërme, teksa shihet pranë këngëtares, e cila e ka suprizuar me një festë me animator brenda në shtëpinë e tyre.