9.5 C
Tirana
E mërkurë, 6 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas Durrësit, plas grushti në Partinë Socialiste të Mirditës

    Mbledhja e kryesisë së Partisë Socialiste në Mirditë, në lidhje me zgjedhjet vendore të 14-majit është shoqëruar me debate të forta, e deri ne përplasje fizike.

    Mediat shkruajnë se bënë të ditur se një pjesë e kryetarëve të kësaj force politike në Njësitë Administrative kanë kundërshtuar kandidaturën e Ndrec Dedës, për një mandat të tretë.

    Ata e kanë konsideruar si një figurë të konsumuar dhe pa mbështetje elektorale, kjo sipas tyre e vërtetuar edhe përmes sondazheve.

    Por këto pretendime janë kundërshtuar nga pjesa tjetër e socialisteve qe mbështesin kryetarin aktual te Bashkise Ndrec Dedaj dhe njeri prej tyre ka goditur me grusht njërin prej përfaqësuesve socialistë qe ishte kundër kandidaturës se Dedes.

    Ne këto kushte takimi është ndërprerë dhe është dashur ndërhyrja e policisë. Ndërkohë Partia Socialiste ne qendër ende nuk e ka konfirmuar emrin e kandidatit te Partisë Socialiste për Bashkinë Mirdite, ne zgjedhjet e 14-majit.

    Kujtojmë se 4 vite më parë Kryeministri Edi Rama ishte në Rrëshen ku bëri një bashkëbisedim me qytetarët, në kuadër të turit “Bashkia që duam”. Një prej qytetarëve mori mikrofonin dhe kërkoi që të mos kandidonte më Ndrec Deda si kryetar bashkie në Mirditë.

    Mos na e bjer më Ndrec Dedën që të kandidojë në Mirditë për kreytar bashkie pasi duam të fitojmë edhe ne të djathtët ndonjëherë. Mos na e bjer më për Zotin se ke punë me ne pastaj,” tha qytetari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit