Në fillim të shkurtit, Fjoralba Ponari humbi papritur nënën në moshën vetëm 54 vjecare. Dhimbja ishte e madhe për moderatoren pas një humbjeje të tillë, megjithatë, një muaj më vonë, ajo ka vendposur të kthehet në ekran.
E veshur me të zeza, megjithatë e qeshur, Fjoralba njoftoi përmes një postimi në Instagram rikthimin e spektaklit të humorit, “Portokalli” dhe të asaj vetë në drejtimin e tij.
“Shihemi nesër në orën 21.00 më Portokalli”, ka shkruar ajo, ndërsa vazhdon të preferojë heshtjen kur vjen fjala tek humbja e së ëmës.