11.5 C
Tirana
E enjte, 26 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pas këngës, Bes Kallaku s’përmend Xhensilën, por thotë se ‘e ka mbyllur me të shkuarën e vet’

    Nëse kënga “Rrëfimi” u duk si një projekt personal, i ngarkuar emocionalisht dhe me disa vargje që shumëkush i lexoi si dedikim për një histori të mbyllur, postimet e fundit të Bes Kallakut në Instagram po e bëjnë edhe më të qartë.

    “Ky rrëfim është e vërteta ime,” shkruan ai. Një fjali që nuk tingëllon si promovim kënge, por si sqarim.

    Në një tekst të gjatë falënderues në Instagram, Besi flet për një kapitull të mbyllur, për heshtjen që “e ktheu në fajtor”, për njerëz që e ngritën dhe të tjerë që e shtynë drejt errësirës. Flet për vese, për periudha të vështira, për rënien dhe ngritjen. Dhe pastaj, në fund, për një “njeri të zemrës”, që i ka kthyer paqen, buzëqeshjen dhe “versionin më të mirë të vetes”.

    Pas këngës, Bes Kallaku s'përmend Xhensilën, por

    Në një postim tjetër në Instagram, Besi flet për heshtjen që e ktheu në fajtor, për gjykimin e shpejtë dhe për faktin që sot ndihet më i fortë.

    Pas këngës, Bes Kallaku s'përmend Xhensilën, por

    Ndonëse Besi nuk e ka përmendur emrin e Xhensilës në asnjë moment që pas ndarjes, qartazi ai i referohet marrëdhënies së tyre me këngën dhe mesazhet e fundit, duke treguar anën e tij të historisë.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit