5.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas kollares me inicialet BK, deliron Belind Këlliçi: Më nxehet telefoni, po më përgjojnë

    Belind Këlliçin, kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Tiranës, i cili nga dje nuk është më as pjesë e grupit parlamentar të PD-së, duket se po e zënë paranojat.

    Në një lidhje skype për Euroneës, Këlliçi ka thënë dje i shqetësuar se i nxehet celulari dhe kjo i ka ndodhur për herë të parë në jetë. Shqetësimin ai e ka ndarë me drejtuesen e emisionit, Erla Mhillin, të cilës i tha se e përgjojnë.

    “Më nxehet telefoni, nuk e marr vesh se çfarë më ndodh me telefonin. Dikush që kam në tavolinë, më thotë se mund të jetë vënë edhe në përgjim, qenkan metodat e reja…”, tha ai.

    Por, drejtuesja e emisionit Erla Mëhilli duket se nuk e ka besuar Këlliçin kur i tha: “Po jo tani, jo deri këtu…”

    Dy ditë më parë, Këlliçi mori vëmendje në rrjet për vendosjen e inicialeve BK në kollaren e tij. Aq sa komentuesit në rrjet nuk e mbajtën dot humorin: “As Fevziu nuk e bën këtë”, shkroi një komentues i emisionit në FB.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit