1.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas komenteve, Kejvina i përgjigjet me ironi Robert Aliajt

    Duket se Kejvinës nuk i kanë shpëtuar komentet e mëparshme të Robert Aliajt gjatë kohës kur ajo ishte në “Big Brother” dhe sapo i erdhi rasti, foli.

    “Zoti çapaçul Aliaj, ndrysho ngjyrën e manikyrit, jo fjalët o burrë,” shkruan ajo në Instagram Stories.

    Pas komenteve, Kejvina i përgjigjet me ironi Robert Aliajt

    Për çfarë bëhet fjalë? Në fund të janarit, kur përflitej se Kristi Aliaj dhe Kejvina mund të krijonin një lidhje brenda “Big Brother”, Robert Aliaj, u shpreh: “Kristi ka thënë që nuk është fare tipi i tij. Nëse Kristi ndryshon mendje, mua nuk më ka bab [qesh si me shaka]”; “Unë nuk e pranoj djalin tim që të gjejë grua në këto realitete; “Unë nuk kam qejf të fus në shtëpi një tip të showbizit. Pa e paragjykuar fare, sepse kam qenë vetë i showbizit. Por unë dua një njeri me mend,” tha ai kur u pyet për raportin Kristi-Kejvina

    Kristi aktualisht është afruar me Keisin, vajzën e Sabianit. Pasi ky i fundit doli kundër lidhjes së tyre, për “Shqipëria Live”, Robert Aliaj tha:

    “T’i ndërhysh një fëmije në zgjedhjet e veta është gjëja më e tmerrshme që mund të bësh në Europë, se duam të integrohemi dhe në Europë ne. Gjithë këto janë mentalitete anadollake. Një pjesë e shoqërisë ka rënë në një mentalitet mjeran. Nuk dua të bëj lajm, do thonë mediat reagoi Roberti, nuk reagoj fare unë për këto gjëra.”

    Këto deklarata, sipas Kejvinës, kundërshtojnë njëra-tjetrën.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit