14.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas ndarjes me Donaldin, zbulohet me kë ndodhet Beatrix jashtë Shqipërisë

    Edhe pse ka pak javë që “Big Brother VIP” ka përfunduar, Beatrix Ramosaj vijon që të jetë në qendër të vëmendjes.

    Pasi mbaroi reality show, këngëtarja i dha fund lidhjes me aktorin e humorit, Donald Veshaj, me të cilin krijuan një romancë brenda shtëpisë.

    Duket se këtë periudhë, ajo ka vendosur që ta kalojë jashtë Shqipërisë.

    Përmes postimeve në rrjetet sociale, Beatrix ka zbuluar se ndodhet në shoqërinë e kushërirës së saj, Anxhelinës.

    Dy vajzat kanë pozuar me njëra-tjetrën të veshura plot stil e duket se po argëtohen në pushimet e dyta pas Dubait.

    Madje Beatrix e falënderon Anxhelinën që i ka qëndruar pranë këtë periudhë.

    “Ti je rreze drite në kohë të vrenjtur Anxhelina”, shkruan Trixa në postimin e saj në “Instagram”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit