11.5 C
Tirana
E martë, 10 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pas ndarjes nga Alfio Rrotani, moderatorja Fatma Methasani ribashkohet me këngëtarin, Adrian Gaxha?

    Tetë vite më parë ata ishin çifti më i komentuar, edhe pse kurrë nuk e pranuan publikisht se ishin bashkë.

    Bëhet fjalë për këngëtarin Adrian Gaxha dhe prezantuesen Fatma Methasani.

    A janë ribashkuar dyshja sërish? Ja çfarë thonë nga “Prive”!

    “2016-ta është kthyer në 2024-tën. Burime të sigurta të Prive kanë bërë të ditur se ata janë parë shumë, por shumë të afërt në një nga hotelet e Shkupit së fundmi. Ata kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe në rrjetet sociale ku sërish kanë filluar ta ndjekin njëri-tjetrin”, thuhet në Prive.

    Muaj më parë Alfio Rrotani dhe Fatma Methasani kanë qenë në qendër të vëmendjes për shkak se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre. Mediet shkruanin se ndarja ka ardhur si pasojë e tradhtisë së Alfios ndaj Fatmës dhe janë ndarë prej disa muajsh.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit