8.5 C
Tirana
E shtunë, 28 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Pas ndarjes nga Gerd Vaso, Enada Hoxha thotë se “do të jetojë me vjehrrën e saj sa të ketë jetë”

    Në rrëfimin e parë për ndarjen nga Gerd Vaso, Enada Hoxha ka folur dhe për raportin e ngushtë dhe të veçantë që ruan më vjehrrën e saj, Aishën.

    Në “>podcast-in “Zë me Mirën”, nga Mira Kazhani, Enada zbuloi se jeton ende në një shtëpi me vjehrrën dhe djalin e saj, vendim nga i cili thotë se nuk ka ndër mend të heqë dorë për një kohë të gjatë:

    “Jetoj me vjehrrën ende. Mendoj që ajo meriton që t’i qëndroj në krahë sa ajo të ketë jetë.”

    Enada u shpreh se në asnjë moment pas ndarjes nga ish-bashkëshorti nuk mendoi të hiqte dorë nga raporti i shkëlqyer me të vjehrrën e saj, në të cilën ajo tha se gjithashtu kishte rënduar shumë ndarja e ish-çiftit të balerinëve:

    “Sot ndoshta më shumë se kurrë jemi duke i dhënë forcë njëra-tjetrës. Edhe për të nuk është e lehtë dhe mendoj që nuk e meriton që unë ta lë pikërisht në një moment të tillë. Ajo s’qëndron dot pa prezencën time,” përmbylli ajo e emocionuar.

    Enada Hoxha dhe Gerd Vaso i dhanë në shtator të këtij viti fund martesës së tyrë 27-vjeçare, nga e cila kanë edhe një djalë 17 vjeç, Roan. Balerina ka folur shpesh herë në daljet e saj publike për lidhjen e ngushtë me vjehrrën e saj, në shtëpinë e së cilës, ajo tregoi se ka jetuar që prej moshës 20-vjeçare, kur u martua me balerinin Gerd Vaso.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit