11.5 C
Tirana
E diel, 1 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një tjetër mashkulli

    Sara është ndarë nga Ledri?

    Kjo është pyetja që prej kohësh është bërë kryefjala e titujve në median rozë, duke u shndërruar në një ndër çiftet më të komentuara të showbizit shqiptar.

    Megjithëse ata kanë vendosur që të heshtin, në rrjet prej disa javësh është aluduar se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa vjeçare.

    Megjithatë së fundmi Sara ka publikuar në InstaStory një foto ku shihet e lumtur në krahët e një mashkulli e që nuk është Ledri Vula.

    Bëhet fjalë për grimierin e saj, ku shpesh herë ajo ka treguar se ai është miku i saj më i mirë.

    Pas lajmeve se Sara dhe Ledri janë ndarë, influencerja iku nga shtëpia ku jetonte me vajzën, këngëtarin dhe prindërit e tij, ndërsa së bashku me të bijën udhëtoi drejt Gjermani aty ku ajo ka edhe prindërit.

    Megjthatë disa ditë më parë influencerja është rikthyer sërish në Shqipëri, duke u marrë me projektet e saj në Tiranë.

    Ndarjen e dyshes disa javë më parë e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”. Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan.

    Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij.

    Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

    Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres.

    FOTO/ Pas ndarjes nga Ledri, Sara shfaqet në krahët e një

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit