2.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas pesë vitesh, vendi bëhet me “Zonjë të Parë”, kush është gruaja e presidentit të zgjedhur

    Bajram Begaj është tashmë presidenti i zgjedhur deri në 24 korrik, kur presidentit aktual Ilir Meta i mbaron mandati.

    Por me mbërritjen e Begajt në Presidencë, vendi do të ketë edhe “Zonjën e Parë”, një titull që i ka munguar Shqipërisë gjatë këtyre pesë viteve, për shkak se bashkëshortja e Metës, Monika Kryemadhi është e angazhuar në politikë, në krye të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

    Armanda Begaj është bashkëshortja e presidentit të zgjedhur. Ajo ka lindur në vitin  1968. Ka ushtruar disa funksione në administratën shtetërore si punonjëse, ku së fundmi ka qenë “IT” në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

    Çifti Bajram dhe Armanda Begaj ka edhe dy djem. Sipas formularit të dekriminalizimit familja Begaj nuk ka jetuar asnjëherë jashtë shtetit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit