Ambasadori britanik në Tiranë Alastair King Smith në një intervistë televizive u shpreh se këtë vit pritet të ketë një shtresëzim të lliogaridhënies në shkallë ndërkombëtare për të gjithë shkelësit e ligjit.
I pyetur nëse do ketë shpallje të personave “non grata” për shtetin britanik, pas Sali Berishës, ambasadori King Smith pohoi se do të ketë.
Madje ai shtoi se nuk do ketë rëndësi se çfarë pune apo roli do kenë për aq kohë sa ata persona janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin.
“Ne do të shohim se çfarë veprimesh të tjera do të ndërmarrim si në Shqipëri dhe në rajon, edhe në rang global sepse ne mendojmë se llogaridhënia është e rëndësishme dhe nëse mundemi të kemi një shtresëzim të llogaridhënies në shkallë ndërkombëtare.
Mbretëria e Bashkuar ashtu si edhe vende të tjera do të ndërmarrë hapa për konfiskimin e pasurive dhe presim vendimet e këtij viti.
Nuk ka rëndësi se çfarë punë apo roli dikush ka. Nëse janë të lidhur me krimin dhe korrupsionin, politikane, biznesmenë apo të tjerë ata mund të specifikohen“, tha ambasadori britanik.