Spektakli i kësaj të marte në “BBVA” nisi me një përballje mes Nedës dhe Rozanës, ose thënë ndryshe, mes kësaj të fundit dhe statuseve të bëra dikur në rrjete sociale. Bëhet fjalë për deklaratat virtuale të Rozanës, gjatë kohës kur Neda ishte në “Big Brother”, ku ndër të tjera shkruante se “do e shtypte me makinë Nedën”.
E gjendur përballë këtyre statuseve, Rozani nuk konfirmoi, por as mohoi që ajo i ka shkruar.
Nga ana tjetër, Neda theksoi se nuk ishte në dijeni të këtyre shkrimeve të Rozanës, ndërsa i konsideroi si mjaft të rënda.
“Unë nuk e kam të gjatë atë që dua të them. Është muaji i Ramazanit dhe unë e kam për detyrë të sqaroj opinionin publik se jam përballur me këto statuse për herë të parë në 15 vite jetë për 3 fëmijët që kam në shtëpi, herën e fundit që u përballën i gjithë opinion publik.
Nëse do isha përballur më herët me këto statuse që nuk janë të lehta, sepse askush nuk i dëshiron për veten e vetë, sigurisht që do kisha qenë e njëanshme, e njëanshme jo s’mund ta them, por do isha prekur.
Po t’i kisha ditur do ia kisha vënë produksionit në dijeni, pasi janë të rënda”, tha Neda.
Po ashtu, ajo shtoi se ka menduar që Rozana e urren, por u betua se nuk ka qenë kurrë tendencioze ndaj saj.
Përtej situatës së krijuar, Rozana qëndroi kokëfortë në pretendimin e saj se opinionistja e “BBVA” është treguar e njëanshme.
Veçmas fjalëve, Rozana zgjodhi të reagonte me disa mimika shpërfillëse ndaj fjalëve të Nedës.
Megjithatë, ajo kërkoi falje.
“Nëse unë e kam fyer me statuset e mia para 11 viteve, unë i kërkoj falje”, tha ajo.