24.5 C
Tirana
E mërkurë, 30 Prill, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas thashethemeve për ndarje nga Big Basta, thyen heshtjen Vesa Luma: Muzikë, dashni dhe shoqni

    Prej disa kohësh është përfolur për një krizë në marrëdhënien mes këngëtares Vesa Luma dhe reperit Big Basta, por çifti ka zgjedhur të mos reagojë publikisht ndaj këtyre thashethemeve, duke ruajtur privatësinë e tyre.

    Spekulimet nisën në  hyrjen e Big Bastës në reality show-n “Ferma VIP”, një vendim për të cilin, sipas burimeve, Vesa nuk ka qenë dakord. Dyshimet u shtuan edhe më shumë pasi këngëtarja nuk u pa ta mbështeste publikisht partnerin e saj në rrjetet sociale gjatë qëndrimit të tij në fermë.

    Megjithatë, së fundmi, Vesa ka vendosur të reagojë. Përmes një postimi në Instagram, ajo ka shpërndarë një foto të Big Bastës nga ferma, duke treguar mbështetjen për partnerin e saj dhe duke hedhur poshtë zërat për një ndarje të mundshme.

    “Muzikë, dashni, shoqni,” ka shkruar Vesa krahas postimit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit