10.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas zërave për ndarje, Ingrit Gjoni publikon foto me bashkëshortin dhe djalin

    Aktorja Ana Lika, dhe ish-banori i “Big-Brother” Bjordi Meziri, kanë dhënë lajmin e ëmbël se do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja, të cilët zyrtarizuan romancën e tyre të dashurisë vetëm para pak kohësh, kanë zbuluar se do të mirëpresin në jetë një vajzë. Anna Lika publikoi në rrjetet sociale pamjet nga festa e baby gender, ku shfaqet duke u puthur me Bjordin.

    “Momenti më i bukur i jetës sonë! Është vajzë”, ka shkruar aktorja. Një festë kjo që ka bërë bashkë shumë emra të njohur nga kinematografia, muzika dhe shumë VIP-a të tjerë. Të shumtë kanë qenë ata që kanë uruar çiftin në këtë ditë të rëndësishme të tyre.

    Natyrisht që dy tezet e Annës nuk kishin sesi të mungonin në këtë ditë të saj të lumtur. Inisi dhe Ingridi kanë qenë pranë çiftit duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ajo që vumë re ishte dhe prania e partnerit të Ingritit, Gentit.

    Prej shumë kohësh përflitej se Ingridi dhe Genti i kishin dhënë fund raportit të tyre. Herën e fundit ishte viti 2017, kur Ingridi zgjodhi të publikonte një foto të të birit me bashkëshortin e saj, si për të hedhur poshtë zërat se ishte ndarë. Që atëherë, ajo dhe Genti nuk ishin parë asnjëherë bashkë, duke lindur dyshimet se çifti tashmë i ka dhënë fund.

    Por nuk paska ndodhur kështu, pasi çifti janë bashkë dhe duken më të lumtur se kurrë. Genti ka qenë në festën e Annës dhe e ka shijuar atmosferën, duke kërcyer edhe me Inisin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit