20.5 C
Tirana
E premte, 4 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Pas zërave se janë të lidhur, Krist Aliaj sqaron marrëdhënien me Deamishelin

    Krist Alia dhe Deamishel Hoxha kanë qenë shpesh në qendër të thashethemeve se janë në një lidhje dashurie. Zërat u përforcuan, pasi Kristi festoi ditëlindjen nën shoqërinë e saj dhe ai zgjodhi që përmes një postimi në Instastory të saktësojë një herë e mirë për të gjithë marrëdhënien që ka me Dean.

    “Thjesht për të pastruar thashethemet: Unë dhe Dea nuk jemi çift. Ne jemi miq që respektojmë njëri-tjetrin dhe kënaqemi kur jemi bashkë. Ne u takuam në vendin më të çuditshëm dhe ndihmuam njëri-tjetrin kur kohët bëheshin të vështira. Miqësi dhe respekt të pastër mes nesh”.

    Më tej theksoi:

    “Unë kam një marrëdhënie me dikë tjetër. Faleminderit! Dea, vazhdo shkëlqe”, përmbylli ai reagimin.

    Dea dhe Kristi e krijuan miqësinë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 2” dhe janë ndër të paktët persona që e ruajtën raportin e tyre edhe jashtë programit.

    Shpeshherë ata janë përfolur për një raport sentimental, por të dy i kanë mohuar zërat, duke theksuar se janë thjesht miq të mirë.

    Pas zërave se janë të lidhur, Krist Aliaj sqaron

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit