12.5 C
Tirana
E premte, 27 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pas zhurmës së madhe, Alba Pollozhani reagon: E vërteta për vendimin për t’u mbuluar me shami!

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba Pollozhani, është rikthyer në vëmendjen e publikut pas reagimit që ka bërë në Instagram për vendimin për tu mbuluar me shami, pak para largimit të saj nga gara.

    Ajo zbuloi se kishte marrë vendimin për t’u mbuluar me shami, në përputhje me besimin islam, një pohim që nxiti reagime dhe interes të gjerë në rrjet.

    Së fundmi, përmes një reagimi publik, Alba ka ndarë më shumë rreth këtij vendimi, duke theksuar se rritja në një familje të përkushtuar ndaj fesë islame dhe bindja personale e kanë çuar drejt këtij hapi, të cilin e cilëson si shumë të rëndësishëm në jetën e saj.

    “Në Islam, nijeti ka shumë vlerë. Nëse zemra ime e ndjeu në atë moment, kjo është një dhuratë,” shprehet ajo, duke shtuar se është këshilluar me persona të dijshëm të fesë, të cilët e kanë udhëzuar “hap pas hapi”.

    Sipas saj, përgatitja e brendshme është po aq e rëndësishme sa edhe pamja e jashtme. Alba thekson se shamia nuk është thjesht një mbulesë, por një përgjegjësi shpirtërore që lidhet me sjelljen, durimin dhe përkushtimin.

    Pas zhurmës së madhe, Alba Pollozhani reagon: E vërteta për

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit