9.5 C
Tirana
E premte, 16 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Pasi i dashuri gjykoi veshjen e saj, aktorja i jep fund lidhjes me të

    Keke Palmer dhe Darius Jackson i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, konfirmojnë burime për ET, nisur nga deklarata e tij virale në Twitter, ku Darius gjykonte veshjen e partneres.

    “Keke dhe Darius u ndanë pak kohë pasi ai publikoi postimin për veshjen e Keke-s në koncertin e Usher. Ajo për përqendrohet te puna dhe te djali i saj gjashtë muajsh. Aktorja dhe Darius po bashkëprindërojnë, por s’janë më bashkë”, tha burimi.

    Dyshja mirëpriti djalin Leodis në shkurt të këtij viti.

    Ata i dhanë fund lidhjes së tyre pasi Darius komentoi veshjen e aktores. Keke publikoi një foto me veshjen e saj në koncertin e Usher.

    Ky postim vjen pasi Darius publikoi në Twitter një video të Keke-s në koncertin e Usher dhe shkroi: “Veshja…ti je një nënë”.

    Menjëherë njerëzit e komentuan veprimin e tij, duke argumentuar se:

    1.    Keke duket një yll.

    2.    Mamatë mund të veshin ç’të duan!

    Darius u kundërpërgjigj përmes një reagimi, ku shkroi: “Jetojmë në një gjeneratë ku një burrë familjar nuk do që bashkëshortja dhe e ëma e fëmijëve të tij të tregojë të pasmet që të kënaqë të tjerët dhe atij i thonë që është një inatçi. Kjo është familja dhe përfaqësimi im. Unë kam standarde dhe morale në të cilat besoj”.

    Pasi (ish) i dashuri gjykoi veshjen e saj, Keke Palmer i jep fund lidhjes

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit